4 Prill, 2023

Fjoralba Ponari kundra sjelljes së Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP”? Moderatorja habit me statusin e saj: Po vetëdegjenerohen!


Rikthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë reagime të shumta nga publiku ku mes tyre ishte dhe moderatorja Fjoralba Ponari.

Nëpërmjet një statusi në Tëitter ajo shkruan:  “Ose do të vdesësh një hero ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë armik” ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të”.

Mirëpo statusi i saj ka sjellë komente nga më të ndryshmet ku disa që e mbështesin e disa jo. Dikush i tha me ironi se ishin duke e pritur që ajo të fliste për  sjelljet e banorëve në shtëpi, ndërsa moderatorja iu përgjigj duke i thënë se fansat e tyre duhet t’i ndihmojnë pasi po i lënë të lirë të vetëdegjenerohen.

“Me qenë se nuk kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vetdegjenerohen, ndoshta ju si fansa ua jepni një sinjal.”- u përgjgj Fjoralba.

Ndërsa një ndjekës tjetër, shkroi se Fjoralba po gjykon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar për gabimet e Deas, Oltës apo Kejvinës. Por, moderatorja theksoi se i ka dënuar gabimet e të gjithave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al