2 Tetor, 2018

“Fisi më i rrezikuar në botë”, njerëzit që nuk kanë koncept për botën moderne (FOTO)


Fotografi mjaft interesante kanë dalë nga thellësia në Amazon, ku një fotograf ka ndjekur një popull indigjen të quajtur “fisi më i rrezikuar në botë”.

Awa ose Gruja, janë një popull indigjen i Brazilit i cili jeton në pyjet lindore të Amazonës. Ky fis ka rreth 600 anëtarë, ku 100 prej tyre ende nuk kanë kontakt me botën e jashtme.

Ata jetojnë në harmoni të plotë në shtëpitë e tyre në xhungël, por që shpeshherë janë të detyruar të largohen nga aty nga frika që persona të tjerë mund të shkojnë aty e tua prishin banesat.

Shumë nga familjet Awa kanë zbutur disa kafshë të egra që t’i mbajnë në shtëpi, ku gratë janë kujdesur për ta që të rriten.

Gjithashtu disa familje kanë lëvizur në fshatra të mbrojtura në pyll, për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës nga fërkimet e mundshme nga bota moderne.

“National Geographic” ka publikuar pamje të mahnitshme ku tregon një panoramë të sinqertë të jetës së Awa-s dhe rutinat e tyre të përditshme.

Ata ende gjuajnë me harqe dhe shigjeta, ende mbledhin mjaltë të egër dhe arra babasu, dhe ende mbështeten pothuajse tërësisht në bujarinë e pyjeve primare dhe burimet e saj të ujit.

Asnjë person i ardhur nuk mund të jetojë përreth tyre, të cilët mund të shërbejnë si ndërmjetësues në rast të një takimi me të huajt. Madje takimet e kaluara me të huaj kujtohen si të dhunshme.

Qeveria braziliane ka marrë masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij fisi, por jo shumë njerëz kanë kaluar kohë me këto persona.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al