31 Mars, 2018

Fifi surprizohet me dhuratën e veçantë për ditëlindje (FOTO)


Këngëtarja e hiteve “Zhurmë”, “Nanush1”, “Nanush2” e të tjerë, ditën e sotme feston ditëlindjen. Ajo është Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, e cila mbush sot 24 vjeç.

Ka qenë Fifi ajo që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar një foto të sajën provokuese me barkun jashtë.

“Jow jowwww nanushaaaa, its my birthdaaaaay”, ka shkruar Fifi. Nuk ka vonuar edhe dhurata e saj e parë, që siç duket e ka lumturuar jashtë mase këngëtaren.

Bëhet fjalë për një kuti të mbushur me foto, dedikime dhe aksesorë. Ndër to më e veçanta ishte një byzylyk me emrin e nipit të Fifit, Anik.

Siç tregon këngëtarja në “Instastorie”, këtë dhuratë ja ka dërguar një ndër fanset e saj më të mëdha.

“Kjo është dhurata më e bukur që mund të kisha kërkuar”, shkruan e surprizuar këngëtarja.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al