17 Maj, 2023

Festivali i Filmit në Kanë shënon rikthimin e Johhny Depp në “Hollywood”. Aktori pritet me duartrokitje dhe brohorima në tapetin e kuq!


Ka nisur Festivali i 76-të i Filmit në Kanë me një mbrëmje premierë me dramën e periudhës së ‘Louis XV’ Jeanne du Barry  për ata që u mblodhën në Croisette e famshëm në eventin e madh në Rivierën Franceze.

Në tapetin e kuq pati duartrokitje dhe brohorima teksa fansat përshëndesnin  Johnny Depp gjatë paraqitjes së tij. 59 vjeçari, i cili ka marrë rolin e Louis XV, nuk mund ta fshihte kënaqësinë e tij për rikthimin në Hollivud, pasi më parë u hoq nga disa projekte gjatë gjyqit të bujshëm e me ish-partneren e tij, përfshirë filmin Fantastic Beasts.

Sipas raportimeve, turma e shikuesve bërtisnin ‘Johnny!’ ndërsa aktori dha disa autografe dhe u kthye përsëri në qendër të vëmendjes.

‘Louis XV’, me regji dhe bashkë-protagonist Maïëenn, është cilësuar si rikthimi i Depp – megjithëse prania e tij e spikatur në Kanë është debatuar ashpër.

Si gjithmonë, ngjarja tërhoqi të mirën e të famshmëve, pasi disa prej yjeve duke përfshirë Brie Larson,  Uma Thurman , Elle Fanning dhe Helen Mirren mahnitën të pranishmit teksa po hynin në shfaqje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al