1 Dhjetor, 2017

Festë mes aktorëve të Portokallisë, spikat Xhemi Shehu


Moderatori dhe aktori i humorit Salsano Rrapi ka publikuar një video në Instagramin e tij teksa shihet me kolegët e tjerë aktorë duke festuar dhe kërcyer në ritmet e një muzike që buçet.

Aktori vetëm para pak kohësh është bërë prind për herë të dytë, por nuk dihet arsyeja e këtyre festimeve të përbashkëta. Përveç shpirtit të festës dhe atmosferës, videoja tregon edhe mënyrën e veçantë të festimit të Xhemi Shehut e cila nuk nguron që të fishkëllejë njësh me djemtë e trupës së spektaklit.

Pamjet tregojnë Xhemin që së bashku me djemtë vendos dy gishtërinjtë në buzë dhe fillon fishkëllen më mirë edhe se çunat. Xhemi në mbrëmje të këtilla, qenka shpirti i vërtetë i festës…

Ja keshtu feston Portokallia …????

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al