11 Janar, 2019

Fëmijët po i ngjajnë gjithnjë e më shumë Brad Pitt, Angelina-s i pëlqen ky detaj


Fëmijët e aktores Angelina Jolie po rriten dhe çdo ditë e më shumë po i ngjajnë babait të tyre, aktorit Brad Pitt.

Pavarësisht se është ndarë nga Brad, 43-vjeçarja thuhet se ndihet mirë që fëmijët kanë marrë disa nga karakteristikat më të mira nga i ati.

“Sa më shumë rriten fëmijët, aq më shumë i kujtojnë babanë e tyre Brad. Kjo gjë i ngroh zemrën Angelinës, e cila mendon se fëmijët kanë marrë disa gjëra të mira nga karakteri i 55-vjeçarit, me të cilat aktorja ra në dashuri”, ka thënë një burim pranë saj për “HollywoodLife”.

“Angelina sheh disa nga mënyrat e sjelljes së fëmijëve, ndjenjat e tyre të humorit dhe karakteristikat e ëmbla të fëmijëve, të cilat bien në përputhje me mënyrën se si sillet Bradi”, ka shtuar burimi.

Angelina i kërkoi divorcin Brad në shtator të vitit 2016, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kujtime të bukura me të nga koha që kanë kaluar bashkë.

“Është ngushëlluese për 43-vjeçaren, të cilës ndonjëherë i mungon Brad, që ta kujtojë atë nëpërmjet fëmijëve. E ajo me të vërtetë shpreson që fëmijët të rriten duke marrë karakteristikat më të mira nga të dy”, vijoi burimi.

Jolie dhe Pitt më 30 nëntor të vitit të kaluar ranë dakord në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, por ende kanë disa pika të pasqaruara.

Ata ende nuk kanë rënë dakord se si t’i kalojnë ditët më të rëndësishme si ditëlindjet apo festat e ndryshme. Kujtojmë se më 8 janar vajza e tyre Zahara Jolie-Pitt festoi 14-vjetorin, ku 43-vjeçarja pati plane të mëdha për festën e saj.

Por Angelina nuk ishte gati që të përfshinte Brad në këtë festim. “Ende ka mbetur pakënaqësi për Angelina-n kur është fjala për Brad, gjë që nuk i bën gjërat të lehta kur mendon ta ftojë atë për diçka si një ditëlindjeje”, tha një tjetër burim për “HollywoodLife”.

Si pasojë 14-vjeçarja do të festojë me babanë e saj në një tjetër moment.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al