1 Prill, 2024

Fatjon Kuqari dhe Arta Kabashi në një lidhje dashurie? Romeo Veshaj: Është e vërtetë… Si mendojnë banorët e tjerë të “BBV”?


Banorët e “Big Brother VIP” ditën e sotme janë informuar për disa ngjarje që kanë ndodhur jashtë shtëpisë që pas hyrjes së tyre në këtë spektakël, por disa nga informacionet nuk janë të vërteta.

Me përjashtim të Liamit, Jetmirit dhe Gracianos banorët duhet të gjejnë lajmet që janë të vërteta dhe cilat jo.

Fatjon Kuqari dhe Arta Kabashi në një lidhje dashurie?” ishte një ndër informacionet që iu dha banorëve, ndërsa shumica e banorëve mendojnë se ky informacion është gënjeshtër.

“Nuk është e vërtetë. Arta nuk e pranonte, unë e kam pyetur disa herë”– tha Françeska.

“Unë mendoj që është e vërtetë”- tha Romeo, ndërsa Roza Lati u gëzua jashtë mase.

Megjithatë siç dihet ky informacion nuk është i vërtetë, pasi këngëtarja ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie me askënd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al