29 Gusht, 2018

Fansi e quan femër falso, Anna Lika i bën namin atij që e shau (FOTO)


Aktorja Anna Lika është një ndër femrat më të ndjekura në “Instagram”. Shpeshherë ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me fotot e videot e shumta që publikon, e që sigurisht nuk kalojnë pa u komentuar.

Por së fundmi një prej ndjekësve i ka bërë një mesazh jo të këndshëm, ku Anna e revoltuar i ka kthyer përgjigje dhe bisedën e ka postuar në “Instastory”.

Në mesazh fansi e quan “një ndër femrat më fallso të Tiranës”, e Anna i ka kthyer këtë përgjigje: “Po si mund ta thuash këtë kur ti Tiranën e ke parë vetëm në tv?”.

“Po dhe me këtë fytyrë dhe të rrish të më komentosh mua sikur s’bën. Edhe fansa që i dalin jargë nga goja kur më shohin në tv, edhe duan të bëjnë si të shkathët. Lali mos rri duke u marrë me jetën time por shih e bëj ndonjë gjë për të rregulluar suvanë e shtëpisë”, ka shkruar Anna e revoltuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al