13 Mars, 2022

Fansat janë të bindur që Kourtney Kardashian është shtatzanë, ja fotot që po shtojnë dyshimet


Fansat po aludojnë se Kourtney Kardashian është në pritje të një fëmije.

Ylli i reality-showt postoi disa foto nën shoqërinë e të fejuarit të saj Travis Barker duke marrë rreze dielli në Laguna Beach. Por fansat kanë vënë re se dy foto të Kardashian e veshur me bikini janë nga pas, të dyja tregojnë pjesën e pasme të saj.

 

Në një foto tjetër, themeluesja e Poosh është e veshur me një xhup të gjerë dhe xhinse.

“Ajo është shtatzënë me siguri!  Unë them vajzë në rrugë ”, komentoi një fans.

42 vjeçarja ndau gjithashtu një foto të një hamburgeri vegan me pamje të shijshme dhe patate të skuqura duke shtuar dyshimet tek ndjekësit.

Kjo nuk është hera e parë që fansat mendojnë nëse ajo pret një fëmijë. Dhjetorin e kaluar, Kardashian postoi një foto intime të saj në një xhakuzi me stomakun nën ujë ku mori shumë komente në lidhje me shtatzaninë.

Kardashian ndan tre fëmijë me ish të dashurin Scott Disick. Ndërkohë ajo është e fejuar me Travis Barker, i cili i propozoi Kardashian-it tetorin e kaluar pas lidhjes për nëntë muaj. Bateristi i Blink-182, ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al