27 Korrik, 2019

Fansat janë kundër kësaj marrëdhënie, por si lindi romanca mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid?


Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë kthyer tashmë në personazhet më të komentuar të momentit në shpwbiz-in botëror, pasi prej disa javësh po shijojnë romancën e tyre.

Menjëherë pas ndarjes me Isaac Carew, këngëtarja me famë botërore u pa në shoqërinë e modelit 20-vjeçar. Në fotografitë që u publikuan nga mediat e huaja, ata shfaqeshin në momente intime teksa shkëmbenin puthje në buzë.

E teksa shumë prej fansave të Duas nuk janë dakord për këtë lidhje, pasi shprehen se këngëtarja shkonte më shumë si çift me Isaac, duket se ajo tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar.

Por si u njohën Dua dhe Anwar? Çfarë i bëri ata bashkë?

Duke cituar burime, TMZ shkruan se ajo që i afroi bashkë këngëtaren dhe modelin është muzika.

Më herët, Anwar Hadid kishte deklaruar se ishte fans i Dua-s dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij.

E mesa duket modeli nisi që të marrë situatën në dorë në qershor të këtij viti, kur dëgjoi lajmet se Dua dhe Isaac nuk ishin më bashkë. TMZ shkruan se ai e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu nisën edhe gjërat mes tyre.

Dua dhe Anwar u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë një festivali, dhe më pas janë kapur gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al