6 Prill, 2023

Fansat e Luizit të zhgënjyer pas krisjes së miqësisë mes tij dhe Efit, dënojnë veprimin e këngëtarit: I ka hypur vetja në qejf, nuk e meriton…


Debati mes Luizit, Efit dhe Kiarës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Pas hyrjes së Kiarës dhe Efift në shtëpi, këngëtari u pa goxha i distancuar me këtë të fundit, gjë që shkaktoi dhe përplasjen mes tyre në “Prime”.

Efi nga njëra anë kërkonte që Luizi të mos hidhte poshtë shoqërinë e tyre, por këngëtari mbajti anën e Kiarës duke i dalë kështu kundra saj. E duket se ky debat ka shkaktuar dhe reagimin e ashpër të fansave të cilët e kanë “kryqëzuar” këtë veprim të Luizit ku shprehen se ndihen shumë të zhgënjyer nga ai.

Madje disa janë shprehur se këngëtari nuk e meriton fitoren e “Big Brother VIP” pas kësaj situate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al