11 Maj, 2021

Familja e Amy Winehouse nxjerr rrobat e këngëtares në ankand, por ku do të shkojnë fitimet?


Familja e këngëtares me famë botërore Amy Winehouse do të nxjerrë në ankand disa nga rrobat e këngëtares, para 10-vjetorit të vdekjes së saj.

amy winehouse (1)

Babai i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse i tha “The Mirror” se të shihnin rrobat e saj çdo vit u bë shumë e vështirë për familjen.

amy winehouse (1)

Sendet e Amy-t kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe familja vendosi që të mbanim gjërat më të çmuara, personale, për veten tonë, dhe nxjerrja në ankand e të tjerave do të ndihmonte ata që kanë nevojë përmes fondacionit dhe organizatave të tjera bamirëse,” -tha Mitch.

amy winehouse (2)

Me përvjetorin e vdekjes së saj, për familjen është jashtëzakonisht prekëse të shikojë veshjet e saj të bukura të varura në dollap, kështu që ne vendosëm të nxjerrim në ankand këto veshje skenike”.

amy winehouse (3)

Ankandi do të fillojë në nëntor dhe kompania “Julien” tha në faqen e internetit se ankandi do të përfshijë disa nga veshjet më ikonike skenike, të seteve fotografike dhe veshje performuese të Amy-t. Veç veshjeve, pjesë e ankandit do të jenë edhe këpucët, bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares së ndjerë.

amy winehouse (5)

U raportua se çanta në formë zemre që Amy mori në “Brit Awards 2007” do të jetë një ndër artikujt që do të dalë në ankand. Çanta pritet të arrijë vlerë më të madhe se 19,500 dollarë.

amy winehouse (4)

Shtëpia e ankandit ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për “Amy Winehouse Foundation”, që u krijua nga prindërit e saj në vitin 2011, pasi ajo ndërroi jetë.

amy winehouse (6)

Duket një mënyrë e përshtatshme për të mbledhur fonde në emrin e saj,“- tha i ati i Winehouse për “The Mirror”.

Amy Winehouse ndërroi jetë më 23 korrik të vitit 2011, për shkak të helmimit nga alkooli, në moshën 27-vjeçare. Në atë kohë, hetimi mjeko-ligjor për vdekjen zbuloi se Amy kishte kaluar më shumë se pesë herë kufirin e alkoolit kur vdiq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al