22 Mars, 2019

“Facebook” pranon skandalin, fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesish ishin publike për vite me radhë


Fjalëkalimet e llogarive të “Facebook”, të qindra miliona përdoruesve nuk kanë qenë të fshehur në mënyrë absolute, duke mbetur të arritshëm dhe të dukshëm për stafin e rrjetit social.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga vetë kompania, por kanë sigurua që problemi tashmë është zgjidhur.

 

Kjo gjë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs, i cili raporton se Facebook publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.

Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebook që nga viti 2012.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al