5 Maj, 2018

Eva Murati e ndarë nga Genari? Ja si përgjigjet djali i Jozefina Topallit


Dy ditë më parë, një nga lajmet më të përfolura në mediat online ishte fakti se moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, i kishte dhënë fund lidhjes me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin.

 

Dyshimet për ndarjen e çiftit, lindën pikërisht se Eva i ka fshirë të gjitha fotot e saj ku shfaqet me Genarin dhe madje as për ditëlindje nuk i bëri një urim publik në profilet e saj në rrjetet sociale.

I pyetur nga “Panorama Plus” rreth kësaj çështjeje, Genar Topalli është përgjigjur: Unë jam thjesht një student dhe nuk përbëj lajm për mediat. Gjithsesi dje ka reaguar Eva dhe ka dhënë një përgjigje”.

Ndërsa moderatorja e njohur ka deklaruar se ka vendosur që të mos bëjë më publike jetën e saj privat. “Tani që dua të mbaj personale jetën private duhet medoemos të jem ndarë”, ka thënë Eva.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al