20 Dhjetor, 2017

Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj dhe Engjëll Agaçi, drekë së bashku


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj dhe sekretari i përgjithshëm i Kë- shtillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, janë fotografuar nga paparaci ynë pak ditë më parë, teksa drekonin në një restorant tradicional shqiptar në zonën e Liqenit Artificial.

Në këtë kohë ngjarjesh interesante si ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, takimi i ministres së Drejtësisë, atij të Brendshëm dhe sekretarit të Ramës, është vërtet diçka që ngjall interes. Kjo, po të kemi parasysh edhe akuzat që ish-Kryeministri Sali Berisha hodhi pak ditë më parë në Parlament në adresë të Agaçit, të cilin e quajti Dov Agaçio, si dhe njeriun që shkon në Itali për të mbyllur punët e Tahirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al