22 Tetor, 2020

“Është sëmundje e rëndë por ndihem me fat që …”- Ylli i Hollywood diagnostikohet me kancer


Aktori i famshëm, Jeff Bridges është diagnostikuar me kancer.

“Jam diagnostikuar me limfoma. Megjithëse është një sëmundje e rëndë, ndihem me fat që kam një ekip mjekësh të shkëlqyer dhe prognoza është e mirë,”- shkroi ai në një postim në Twitter. “Po filloj trajtimin dhe do ju mbaj të informuar mbi gjendjen time.”

Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin limfatik, ose indet dhe organet që prodhojnë, ruajnë dhe mbajnë qeliza të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.

“Dy llojet kryesore të limfomës janë Hodgkin, i cili përhapet në mënyrë të rregullt nëpër nyjet limfatike dhe Non-Hodgkin, i cili përhapet në mënyrë jo të rregullt,”- sipas US Centers for Disease Control and Prevention.

Karriera e Bridges në Hollywood shtrihet përgjatë gjashtë dekadave dhe ka luajtur mbi 70 filma përfshirë “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Leboëski” dhe “King Kong”.

Bridges aktualisht po punon për filmin dramatik “The Old Man”, në të cilën ai është aktori kryesor dhe producenti ekzekutiv.

Seriali, i cili është planifikuar të debutojë ekskluzivisht në 2021, është prodhuar nga Touchstone Television dhe FX Productions.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al