4 Mars, 2020

“Është e trishtueshme që Dua Lipa …”- biznesmeni shqiptar në New York kritikon këngëtaren dhe i kujton Kosovën e Shqipërinë nën regjimin komunist


Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e Bernie Sanders për president të SHBA-ve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi hapur mbështetjen e saj me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke u kërkuar ndjekësve të saj të votojnë për të.

Por themeluesi i gazetës Illyria në New York, biznesmeni e  humanist i shquar, Harry Bajraktari kritikoi Duan për zgjedhjen e saj.

Në një postim në Twitter, ai tha se është e trishtueshme që këngëtarja mbështet kandidaturën e Sanders, duke i kujtuar asaj se periudhën kur Shqipëria dhe Kosova ishin në komunizëm.

“Është e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila madje nuk jeton në SHBA, mbështet Bernie Sanders.

Shqiptarët kanë parë se çfarë i bëri komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është artiste e shkëlqyer por kjo është fëminore,”- shkroi Bajraktari.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al