7 Dhjetor, 2020

“Është e shpifur dhe më ka kapur paniku nëse…”- Klea Huta ndan me të gjithë eksperiencën e saj pas infektimit me Covid-19 dhe tregon planet për zgjerimin e familjes


Moderatorja e njohur, Klea Huta, zbuloi mbrëmjen e djeshme se para disa muajsh, ajo së bashku me familjen, kanë kaluar Covid-19.

klea huta (6)

Këtë lajm Klea e ka ndarë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregoi se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë, përfshirë edhe aromën e të voglit të saj, Krid.

klea huta (8)

Edhe pse tashmë e ka kaluar, moderatorja shkruante se asgjë nuk është më si më parë.

klea huta (5)

Ajo krahasoi aromën e disa ushqimeve me benzinë dhe fekale. Për të kuptuar se çfarë po i ndodh, Klea ndau të gjithë eksperiencën e saj me ndjekësit në Instagram, për të parë nëse edhe të tjerë janë përballur me këtë problem si ajo.

klea huta (1)

Para disa muajsh, unë dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmirësisht e kaluam paq. Pas dy muajsh pata as 0% nuhatje, sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më.

Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha, por kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye, diçka tjetër ndodhi.

Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër.

Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale. Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe një herë ushqimet me aromën e tyre apo jo!

Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkroi Klea.

klea huta (10)

Gjashtë muaj më parë, ajo u bë nënë e një djali, të cilin bashkë me partnerin, Elgit Dodën, e pagëzuan me emrin Krid.

klea huta (9)

Ajo rrëfeu dje në emisionin “E Diell” se në fillim nuk dëshironte të kishte fëmijë të tjerë, ndërsa tani që shikon Krid dëshiron që të ketë sa më shumë.

klea huta (2)

Ndër të tjera moderatorja rrëfeu se si ishin ditët e para pasi solli në jetë të voglin. Ajo tregoi se nëna e saj dhe vjehrra besojnë në bestytni dhe pas lindjes nuk e lejonin të dilte nga shtëpia.

klea huta (3)

Më shumë besojnë mami dhe vjehrra. Më thoshin ‘mos dil’, ‘je lehonë’, ‘u errësua, futu në shtëpi’. Unë sigurisht që nuk futesha. Kridit i djeg mami ndonjë çik kripë ndonjëherë, kur mendon se e kanë marrë mësysh”,- tha Huta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al