22 Prill, 2019

Ermal Mamaqi paska patur një problem me Xhensilën: Aman shyqyr që dole… (FOTO)


Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ishte e ftuara speciale në “BE Coffee”.

Në fakt që prej fillimit të sezonit të emisionit, të gjithë prisnin që Xhensila të ishte e ftuara kryesore.

Madje dy kolegët e Bes Kallakut, Erion Isai dhe Olsi Bylyku i kërkuan llogari atij se përse vonoi kaq shumë të sillte Xhensilën në emision. Duke qeshur ai dha edhe arsyen e madhe: “E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varësja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”.

Por ja i erdhi radha edhe Xhensilës, e mesa duket personi që u gëzua më shumë për këtë dalje të saj është moderatori i njohur, Ermal Mamaqi.

Mesa duket Ermali prej kohësh i ka bërë ftesë për të qenë pjesë e emisionit të tij, “Xing me Ermalin”, por sigurisht që ekskluzivitetin do ta kishte Besi në fillim.


“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani”, i shkruan Mamaqi në njërin nga postimet e Xhensilës në profilin e saj në “Instagram”.

Myrtezaj duket se tani e ka pranuar ftesën për të qenë e ftuara e radhës në “Xing me Ermalin”, dhe kjo vihet re edhe tek emoji që bën në koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al