21 Mars, 2018

Ermal Mamaqi ka ditëlindjen: Pini ça të doni sot, vëreni te llogaria ime


Moderatori mjaft i dashur për publikun shqiptar Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ermali ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar, e duartrokitur gjatë gjithë kësaj kohe.

 

“Me miq të mirë çdo vit do bëhem më i mirë.

Pini ça të doni sot,vëreni te llogaria ime. Ju falenderoj për çdo urim,duartrokitje dhe të qeshur që më jepni çdo vit… Ju përqafoj.????”, shkruan moderatori në statusin e tij në “Instagram”.

Ndërkohë në morinë e shumta të urimeve që ka marrë, për Mamaqin nuk ka munguar edhe një urim publik të cilin ja ka dedikuar i vëllai i tij Ermiri.

“Vëllezër përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”, ka shkruar Ermiri bashkangjitur fotos me Ermalin ku duket se e kanë pritur bashkë ditëlindjen e aktorit duke festuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al