12 Maj, 2022

Enca tregon kushtet që ka për bashkëshortin e ardhshëm: Nëse nuk i bën do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër


Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh publikon foto dhe video nga udhëtimet e saj duke mos i kursyer pozat provokuese.

Ajo numëron mijëra fansa nga e gjithë bota dhe së fundmi ka ndarë me ta kushtin që duhet të plotësojë i dashuri ose burri i saj i ardhshëm që të jetë krah saj.

Në një postim në Instastory Enca shkruan:

“Seriozisht i dashuri/bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mira…ose do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër”

Më tej ajo vijon me një tjetër detyrë që ai duhet të plotësojë, të cilën ka vendosur ta mbajë “sekret.”

“Ka edhe një detyrë tjetër të rëndësishme, të përditshme, por këtë do ta diskutojmë një herë tjetër.”– shkruan këngëtarja.

Kohët e fudnit Enca u përball me akuza nga ndjekësit në lidhje me skandalin “Dubai Porta Potty.”

Përmes disa statusesh në Instagram ajo shkroi se nuk ka nevojë të bëjë diçka të tillë sepse ka punuar ndër vite për të arritur këtu ku është sot. “Para se të turpëroheni në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam selfmade boss që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti”- shkroi ajo fillimisht.

“Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht. Jeni të mirëpritur”– shkroi ajo në një status tjetër.

Në fund e mbylli duke shkruar: “Shkurt e shqip, nuk keni nevojë për të ngrënë m*t për tu bërë të suksesshëm apo të pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme kush jam unë t’ju ndaloj? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty…”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al