20 Mars, 2019

Enca këndon në gjuhën kurde, fansat po “çmenden” pas saj (VIDEO)


Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka dhënë së fundmi një koncert në Kurdistan. Më pas ajo ka dhënë një intervistë për mediat vendase.

Në profilin e saj në “Instagram”, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë fotografitë dhe videot nga momentet e koncertit dhe intervistave me mediat në Kurdistan.

Në një video, këngëtarja shqiptare zbulon se di të këndojë edhe në shumë gjuhë të tjera, mes të cilave edhe në atë kurde.

“Po ju premtoj që mund të këndoj në çdo gjuhë”, ka shkruar Enca bashkëngjitur videos.

 

View this post on Instagram

 

??? I promise you I can sing in every language ??‍♀️? @soran_ismaill_official ??

A post shared by ENCA (@enca) on


Ndërkohë në një tjetër postim, këngëtarja u shpreh e lumtur që fansat e saj nga Kurdistani vazhdojnë ta përkrahin prej 5 vjetësh tashmë.


Ky ishte koncerti i parë i Encës në një vend arab dhe biletat u shitën menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al