2 Dhjetor, 2017

Emina Cunmulaj në pritje të ëmbël, shikoni sa është rritur barku i modeles


Emina Cunmulaj ka shpërndarë nëpërmjet disa fotografive në Instagram lajmin e bukur të një shtatzënie të dytë.

Ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën Ella Faria, ndërkohë që  jo vetëm i duket barku i rrumbullakosur, por si detaj mund të vëmë re edhe fjalinë në bluzën e Ella-s : ‘’Mami dhe babi e bënë përsëri ‘’- shkruhet në gjuhën angleze.

Kujtojmë se modelja e famshme është e martuar prej vitesh me biznesmenin iranian Sam Nazaria dhe duket se janë mjaft harmonikë me njëri-tjetrin. ”Familja jonë po rritet”- shkruan Emina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al