8 Shtator, 2017

Elvana Gjata së shpejti në Shqipëri, ja përse vjen


Elvana Gjata edhe pse është larguar për ta zhvendosur karrierën e saj artistike në Amerikë, vazhdon të jetë po kaq e kërkuar dhe e dashur për publikun shqiptar, madje mund të themi më shumë sesa më parë. Këto kohë këngëtarja na ka njohur herë pas here me foto nga Venecia, ku duket se po bën xhirimet për projektin e saj muzikor.

Për të gjithë fansat dhe dashamirësit e saj ka një lajm të mirë. Elvana së shpejti do të vij në Shqipëri . Kanë qenë pikërisht moderatorët e emisionit më të ri në Top Channel “Pop Culture” që e kanë konfirmuar. Elvana Gjata do të jetë ekskluzivisht në “Pop Culture” dhe Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema, dy moderatorët japin garanci 100 për qind për këtë, ndërsa kanë folur në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Epo , shumë mirë sepse kështu Elvana do na tregojë më shumë konkretisht rreth jetës së re të saj dhe jo thjesht detajet që na njeh nga rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al