8 Shtator, 2017

Elton Musk, nga fermer në shpikës i “PayPal-it”, një histori frymëzuese


Me dy kompanitë e tij më të mëdha: Tesla Motors dhe SpaceX,  ai “ka kapur qiellin me dorë” këto vitet e fundit me përpjekjet e tij për të ndryshuar industrinë e transportit.Pasuria e tij arrin vlerën e 16.6 miliardë dollarëve, por kjo pasuri nuk u bë brenda natës me magji. Më poshtë janë renditur disa nga mënyrat më fitimprurëse që e ndihmuan të bëhej një miliarder i suksesshëm.

Ai krijoi dhe shiti video lojën e tij në moshën 12 vjeçare.

Ishte një lojë me temë hapësirën e universit, ku qëllimi ishte të shkatërroje një anije alienësh të mbushur me armë. Musk i ka pëlqyer kompjuterat që në moshë të vogël dhe ka mësuar gjuhën e programimit në moshën 9 vjeçare. Ai fitoi 500 $ kur kodi për lojërat e thjeshta u publikua në revistën PC and Office Technology në Afrikën e Jugut. Ky ishte produkti i parë që Musk kishte shitur ndonjëherë.

Ai pastronte dhomën e bolierit në një fabrikë druri.

Pasi u largua nga Afrika e Jugut në vitin 1988, Musk provoi shumë punë të ndryshme në Kanada. Sipas biografisë së tij të shkruajtur nga Ashlee Vance, Musk fillimisht kudesej për perimet dhe mbillte fara gruri në fermën e kushuririt të tij në Waldeck. Më pas ai mësoi si të priste drru me sharrë në Vankuver.

 

Për të fituar para shtesë, Musk shiste pjesë kompjuteri dhe kompjutera në konvikt.

Kur studionte në Universitetin Queens në Ontario, Musk shiste kompjutera dhe pjesë të ndryshme hardware, në dhomën e tij të konviktit. Ai ndërtonte çdo gjë që ishte e nevojshme për miqtë e tij student si për shembull kompjuter lojërash apo procesorë të thjesht. Nëse kompjuteri i tyre nuk punonte mirë apo kishte një virus, Musk e rregullonte.

Gjatë viteve të universitetit ai e paguante qiranë duke e kthyer shtëpinë në një klub nate.

Pasi u transferua në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1992, Musk vuri në punë aftësitë e tij prej sipërmarrësi. Ai dhe shoku i tij u zhvendosën në një shtëpi të madhe afër kampusit me një çmim të lirë. Gjatë javës ata studionin, por në fundjavë ata e shndërronin vendin në një klub nate. Ata i mbulonin dritaret me qese të zeza plastike dhe muret i lyenin me bojë të ndritshme.Musk nuk pinte asnjëherë, përveç ndonjë gote me Vodka apo Coca-Cola, për t’i mbajtur gjërat nën kontroll.

Në vitin 1995, Musk hoqi dorë nga diplomimi në Stanford për të themeluar një startup interneti.

Pavarësisht pranimit në një program Ph.D në Stanford, Musk hoqi dorë nga shpenzimet e shkollimit kur vendosi pas dy ditësh që interneti kishte më shumë mundësi për të ndyshuar shoqërinë. Ai u largua menjëherë nga shkolla dhe u bashkua me vëllain e tij Kimbal për të nisur Zip2, një kompani që mundësonte harta dhe udhëzues për gazetat online. Për të krijuar këtë sipërmarrje, ai mori 20,000 $ nga llogaria bankare e të atit.Ai fillimisht u bë milionerë katër vite më vonë, kur së bashku me vëllain e tij shitën Zip2.Ajo u ble nga kompania për Pc Compaq ne vitin 1999, e cila ishte bërë furnizuesi kryesor i sistemeve kompjuterike deri në momentin kur u ble nga HP në vitin 2002. Zip2 u shit për 307 milionë dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al