26 Dhjetor, 2022

Elon Musk shpenzon rreth 200 mijë dollarë për ndërhyrje estetike


Elon Musk ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë. Dhe këtë e thotë pikërisht një kirurg plastik.Dr. Richard Westreich tha për “Sun”: Mendoj se Musk është kujdesur për flokët, sytë dhe lëkurën poshtë qafës. Në fillim të këtij viti, ai dukej ndryshe. Ju mund të shihni llojin e ënjtjes që ndodh pas një ngritjeje të qafës. Që atëherë ai është rikuperuar dhe nuk duket të ketë atë shenjë të çuditshme në qafë .’

Kirurgu plastik, i cili sipas informacioneve të gazetës britanike është i specializuar për fytyrën, ka folur edhe për koston e operacioneve të Musk: “ Ngritja e mundshme e qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ekziston mundësia që i është mbushur edhe hapësira poshtë syve, që është një transferim dhjami. Kjo duhet t’i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se janë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë .’

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al