18 Nëntor, 2022

Elita Rudi pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ja cili do të jetë roli i moderatores në spektaklin e madh


“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë me 5 Dhjetor. Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh.

Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.

Së fundmi është konfirmuar lajmi  se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh.

“Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Ajo çka dimë  deri më tani është se reality-show se do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi dhe do të komentohet nga opinonisiti i njohur Olti Curri dhe ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al