30 Dhjetor, 2018

Elisa Spiropali inauguron detyrën e re si ministre me një look të ri


Dje, Kryeministri Rama bëri disa ndryshime rrënjësore në qeveri. Ndër të tjera, Rama ka vendosur të rikthejë edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që dikur e mbante Ermonela Felaj, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin, ish-drejtoreshën e Doganave dhe aktualisht, deputete dhe nënkryetare e Grupit të PS-së.

Gjatë Asamblesë së PS-së, ku Rama bëri me dije emrat që ikin dhe ata që vijnë në qeveri, ajo që na ra në sy është se Spiropali ka inauguruar detyrën e re si ministre, me një look të ri.

Ajo kishte drejtuar flokët dhe dukej shumë ndryshe. Duhet një look i ri për këtë ngjarje kaq të rëndësishme në karrierën e saj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al