24 Korrik, 2018

Eliona Pitarka pranon se është në një lidhje, kush është i dashuri që po e mban sekret


Është një nga aktoret seksi të “Apartamentit 2Xl” dhe gjithnjë ka bërë që të flitet për të jo vetëm për stilin e jetës, por edhe për jetën private. Këtë herë, aktorja Eliona Pitarka iu është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit në “Instagram”. Ndër të tjera, ajo është shprehur për jetën e saj sentimentale, ku ka pranuar se është në një lidhje dashurie, pas komenteve të tyre sesi ka mundësi që një vajzë si ajo të jetë single.

Ndonëse më herët është shprehur se ishte duke dalë me një djalë, tashmë e ka bërë të ditur se është në një lidhje me një person që quhet Desi. Madje, për të konfirmuar këtë, aktorja bërë një postim në “Instastory”, ku një mikeshë i komplimenton si një çift shumë i bukur, duke i zbuluar dhe emrin. Pitarka ka theksuar se ndihet mjaft e dashuruar me partnerin e saj aktual, edhe pse ajo po vazhdon ta mbajë të fshehtë, pasi ende nuk ka postuar asnjë foto çift me të.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Eliona u bë objekt i mediave online dhe portaleve, në lidhje me jetën e saj të komentuar si luksoze. Ajo u përgjigj se nuk shtiret aspak, sepse fatkeqësisht nuk kishte të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues, sipas saj, që do e kategorizonin si pasaniken e metropolit. “Unë jam një modele dhe për rrjedhojë, fotot janë më të goditura. Po ashtu, kujdesi ndaj vetes dhe sidomos trupit, kanë bërë të tërhiqet vëmendja besoj”.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, pyetjes se midis artistit dhe politikanit cilin do të zgjidhte si partner, ajo i është përgjigjur: “Absolutisht artistin, sepse midis dy personave që merren me art, çdo gjë është më e kuptueshme”. Por, sa rëndësi ka paraja për të? “Për para punojnë të gjithë. Unë mendoj që e rëndësishme është të punosh vetë fort, e jo për të fituar në rrugë të thjeshta”. Ndërkohë, këtë sezon të ri do e shohim në “Tv Klan”, në programin e ri të Turjan Hyskës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al