23 Korrik, 2018

Eleni Foureira kthen Klea Hutën nga Amerika


Ashtu siç ndodhi edhe me Ermal Metën dhe Rita Orën, më 25 korrik, sheshi “Skënderbej” do të tundet nga muzika më e mirë e artistëve shqiptarë si: Ylli Limani, Dhurata Dora, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Young Zerka etj.

Gjithashtu, kemi mësuar se e ftuara speciale do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. I gjithë eventi muzikor vitin e kaluar u prezantua nga Klea Huta, por këtë vit, nga sa është mësuar, moderatorja dhe këngëtarja prej ditësh është në Amerikë për xhirimet e programit të ri që do të nisë sezonin e ardhshëm në “Top Channel”.

Siç shkruan “Blitz”, Klea dhe grupi i saj i punës ka realizuar xhirimet e intervistës së Emina Çunmulajt dhe mbulimin e dasmës së Afërdita Dreshajt.

Por, me sa duket, Klea i ka lënë në mes xhirimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, që edhe këtë vit do të sjellë në skenë emra të njohur artistësh që do të performojnë hitet e tyre të fundit. Natyrisht, ajo që pritet të ndezë skenën flakë, ashtu si edhe skenën e “Eurosong”, është Eleni Foureira.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al