22 Tetor, 2022

Edhe pse të ndarë, Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë takuar me njëri- tjetrin? Flasin burimet pranë dyshes


Një nga romancat më befasuese e vitit 2022, Pete Davidson dhe Kim Kardashian e cila u bë kryefjala e mediave në të gjithë botën, megjithatë pas ndarjes së tyre duket sikur dyshja i kanë ruajtur ende kontaket së bashku. Në një raport të publikuar nga The Sun, thuhet se ish-çifti  kanë fjetur në dhomën e hotelit të Kardashian në New York City rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

Raporti thoshte se Kardashian e bëri udhëtimin në Nju Jork pasi u kthye nga Java e Modës në Paris, ndërsa Davidson ishte duke filmuar Bupkis në Big Apple. Pete shkoi për ta takuar  Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen ajo u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar, tha një burim për The Sun.

Më pas Kim shkoi për të takuar Pete në Staten Island. Davidson dhe Kardashian ishin bashkë për nëntë muaj, çifti u nda në gusht të vitit 2022. Në atë kohë u raportua se ndërsa dyshja vazhdonin ta donin njëri-tjetrin, por vendosën se ishte më mirë të qëndronin miq.

Lidhja i kaloi kufijtë e saj nga prania e ish-it të Kardashian, Kanye West , i cili vazhdon me sulme online ndaj modeles. Pasi lajmi për një lidhje mes Kardashian dhe Davidson doli në dritë, West raportohet se i kishte vënë në shënjestër të dy.

West kohët e fundit flitet se eshtë një lidhje me modelen braziliane Juliana Nalu, dyshja janë parë së bashku në shumë raste që kur burimet thanë se West ishte në lidhje me bukuroshen braziliane në një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga sjellja e tij e fundit në internet. “West po përpiqet të largoj vëmendjen nga titujt me përmbajtje të tjera”, duke shtuar se “e dashura e re çfarëdo do të përpiqet t’i bëjë njerëzit të harrojnë deklaratat e tij”, tha një burim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al