20 Qershor, 2022

Ed Sheeran thyen një tjetër rekord/ Këngëtari shpallet artisti më i dëgjuar i vitit në Mbretërinë e Bashkuar


Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar me këngën e tij hit të titulluar ‘Bad Habits’.

31-vjeçari është i vetmi artist në histori që ka fituar të dy titujt në dy vite të ndryshme. Në vitin 2017, Ed arriti të njëjtin titull me mega-hitin e tij ‘Shape of You’.

Ed ka qenë artisti më i luajtur në Mbretërinë e Bashkuar për katër vjet, megjithatë, në vitin 2020, Dua Lipa e ndërpreu drejtimin e tij duke e mposhtur këngëtarin.

Superylli i popit Adele, është e vetmja muzikante që pretendonte të rrëmbejë titullin si artistja më e dëgjuar dhe këngën më të luajtue të vitit në të njëjtin vit.

Krijuesja e hitit “Hello”  ishte artistja më e luajtur e vitit për vitin 2011, me “Rolling In The Deep” që rrëmbeu titullin si këngën më të dëgjuar.

Të dhënat, të përpiluara nga Phonographic Performance Limited (PPL), zbuluan se David Guetta ishte artisti i dytë më i luajtur i vitit 2021.

Dua është e treta, e ndjekur nga Little Mix, Coldplay, The Ëeeknd, Justin Bieber, Calvin Harris, Taylor Swift dhe Pink.

Tom Grennan, ka marrë dy vende në këngët më të luajtura në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2021, me bashkëpunimin e tij me Calvin Harris “By Your Side” i dyti dhe “Little Bit Of Love” i treti.

The Weeknd ‘Blinding Lights’, ‘Coldplay’s ‘Higher Power’, Rag’n’Bone Man’s ‘All You Ever Wanted’, ‘Heartbreak Anthem’ nga Galantis, David Guetta dhe Little Mix, ‘Starstruck’ nga Years and Years, ‘Midnight Sky’ nga Miley Cyrus’ dhe Joel Corry, ‘Bed’ e Raye dhe David Guetta kompletojnë top 10-shen.

Kjo doo të thotë që David Guetta është i vetmi artist tjetër që ka dy këngë të tijat në top 10-shen.

Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL, tha: “Urime për Ed Sheeran për këngën më të luajtur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2021 dhe për të qenë artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2021.

“Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm e cilësisë së prodhimit të tij, por edhe e forcës së muzikës në Mbretërinë e Bashkuar në një kohë kur peizazhi muzikor global është më konkurrues se kurrë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al