20 Prill, 2022

E veshur me bikini provokuese, Carmen Electra feston 50 – vjetorin siç di vetëm ajo


Tara Leigh Patrick e njohur si Carmen Electra është një aktore, këngëtare dhe modele amerikane shumë e njohur dhe e komentuar. Ditën e sotme ajo ka festuar 50-vjetorin e lindjes.

Aktorja simpatike ka postuar një video në llogarinë e saj personale në ”Instgaram”, ku shfaqet mjaft sensuale me bikini.

“Është pothuajse ajo kohë përsëri,” ka shkruar ajo krah videos.

Pas saj ishte një qilim elegant me një portret bardh e zi të Marilyn Monroe. Një orë më vonë, Carmen u kthye me një tjetër postim në Instagram me bikini nga viti i kaluar, këtë herë me një rroba banje me detaje kafshësh. Aktorja shtoi një tjetër ngjyrë në veshjen e saj, një palë syze dielli të mëdha me korniza rozë të ndezur.

Kujtojmë këtu se Electra nisi karrierën si modele në vitin 1996 me disa paraqitje te Playboy. Në të njejtën revistë u shfaq edhe katër herë të tjera, në qershor të vitit 1997, në dhjetor të vitit 2000, në prill të vitit 2003 dhe në janar të vitit 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al