19 Qershor, 2023

E trishtë! U rrëzua në skenë teksa po performonte, vdes në moshën 45-vjeçare reperi njohur


Reperi i njohur Big Pokey vdiq në moshën 45-vjeçare pasi u rrëzua në skenë teksa po performonte në qytetin e Beaumont, ditën e djeshme.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë menazheri i artistit, për KPRC Hjuston.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Milton ‘Big Pokey’ Powell.”- tha menazheri i reperit.

Milton Powell i njohur si Big Pokey ishte një ndër antarët e grupit muzikorë “Screw up Click.

Artisti u bë i njohur pas publikimit të albumit të itj të parë në vitin 1999, “The Hardest Pit in the Litter”.

Ai publikoi shumë albume dhe bashkëpunime ndër vite, më së fundi albumin e tij të vitit 2021 “Sensei”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al