21 Nëntor, 2018

E rrëzoi teksa po raportonte për ndeshjen, futbollisti i lë takim gazetares së martuar (VIDEO)


Një reportere e ESPN-së, Laura Rutledge ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një video ku tregon momentet më pikante që i ndodhën asaj teksa raportonte ndeshjen e futbollit amerikan, Gjeorgjia-UMass.

Kjo video përfshin një moment kur lojtarët teksa janë duke luajtur, largohen nga fusha dhe përplasen me gazetaren e cila rrëzohet.

Lidhur me këtë moment ka reaguar një futbollist i Gjeorgjisë, Prather Hudson, i cili ka bërë një postim gazmor në “Twitter”.

“Hej Laura Rutledge, më vjen vërtetë keq që të rrëzova, por… mund të të marr rreth orës 7”, shkruan ai, duke lënë kështu një takim me gazetaren. Kjo e fundit, e cila është e martuar, ka lënë një emoji duke qeshur në statusin e futbollistit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al