17 Mars, 2018

E quajti vulgare, Nano për Bejlerin: Nuk kam punë me të, i kërkoj falje nëse e kam ofenduar


Pas kritikave për veshjen ku në emisionin “Provokacija” përmendi emrin e moderatores Ilda Bejleri, analisti Mustafa Nano i ka kërkuar publikisht falje kësaj të fundit.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm në “Zonë e Lirë”, ndër të tjera sqaroi se nuk e kishte personale me Ildën, por me fenomenin e veshjes në ekran.

“Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, tha Nano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al