27 Janar, 2018

2 ditë para protestës, deputetë të pozitës dhe të LSI-së u fotografua duke u puthur e kuvenduar miqësisht


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, së bashku me partitë e tjera opozitare, mbajtën sot një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Tonet e dy lidërve kryesorë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë qenë të larta, në takime me njerëz të thjeshtë apo live në studio televizive disa ditë para protestës, ku pohojnë se Rama ka krijuar një pushtet të korruptuar dhe duhet larguar një orë e më parë nga pushteti.

Në këtë situatë, të krijohet ideja se marrëdhëniet mes eksponentëve të lartë të opozitës dhe pozitës, presupozohej se do të ishin mjaft të tensionuara.

Në fakt, një gjë e tillë nuk duket e vërtetë. Në fotot që ka sjellë paparazzi ynë, ne shohim një atmosferë shumë miqësore, madje në disa raste edhe vëllazërore, mes deputetëve dhe ministrave të pozitës dhe deputetëve të opozitës.

Të enjtën e javës së shkuar, në oborrin e Parlamentit, në momente pushimi, ne i pamë më afër se kurrë më parë. Ndërkohë, fotoja hit është ajo ku puthen dhe përqafohen deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërkohë që kanë kuvenduar gjatë së bashku, Kodheli, Haxhinasto, Peleshi dhe Naço i LSI-së. Pra, nuk qenka aq dramatike situata, siç duan ata që ta shohim ne, njerëzit e thjeshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al