25 Maj, 2019

E njohur si zonja “Louboutin”, blogerja e njohur zgjedh “Prestige Resort” për të pushuar


E njohur si zonja “Louboutin”, blogerja e famshme shqiptare, Ergis Gjergjani, ka vizituar së fundmi Shqipërinë.

Lajmin e blogerja e bën të ditur nëpërmjet një postimi  në facebook, e cila, së bashku me familjen e saj ka zgjedhur të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”.

Gjergjani, e cila jeton prej vitesh në SHBA, e njohur për pasionin e saj për këpucët, ndërsa ka ndarë momente nga pushimet e saj në resortin më prestigjioz të Golemit, shkruan se ka mbetur  “e mrekulluar”.

Ndër të tjera, ajo thotë se ky hotel po kërkon të punësojë staf, dhe i fton të interesuarit të aplikojnë, duke dhënë përshtypjet e saj më të mira.

Pa nisur ende sezoni turistik, janë të shumtë VIP-at që e kanë zgjedhur kompleksin luksoz për të pushuar. E fundit ishte modelja e njohur spanjolle Natalia Mesa Bush.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al