29 Dhjetor, 2017

E ndoqi live në sallë, ja kush është partnerja e Eugent Bushpepës së cilës iu dedikua kënga


Eugent Bushpepa rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e fundvitit në RTSH, duke fituar të drejtën të përfaqësoj Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovizionit. Kënga ‘’Mall’’ duket se nuk ishte e rastësishme, por edhe një dedikim për partneren e tij Andian me të cilën bashkëjeton prej më shumë se 6 vitesh.

Gjatë netëve të festivalit ai që ishte i dukshëm ishte Genti, i mbështjellë nga duartrokitjet dhe ovacionet e fitores, por jo shumë larg tij e ulur në sallë e përcillte performancën e tij edhe Andia. Pas fitores Genti ende pa u përshëndetur me të, iu desh të jepte intervistat e para, fotot e para, të përballej me gazetarët në post festival dhe pastaj të largohej i lumtur bashkë me kupën.

Andia vazhdonte të priste atje, tashmë me sallën “e boshatisur nga njerëzit sikundër duket në këtë fotografi. Çifti ka një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se kanë filluar edhe diskutimet për martesë.

Ashtu siç kanë rrëfyer ata në një studio televizive rreth një viti më parë ,dashuria mes tyre lindi në lokalin ku këngëtari i muzikës rrok këndonte. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al