8 Shkurt, 2023

Bashkëshortja e Mc Kreshës zbulon për herë të parë si nisi historia e dashurisë mes tyre


Gruaja e reperit MC Kresha, Erzina dha një intervistë për të parën herë ku shuajti kureshtjen për shumë gjëra nga personalja.

 Mes tjerash për Prive ajo tregoi takimin e parë me reperin. Erzina tregoi se ka qenë fanse e Kreshës dhe kolegët e punës ia kanë bërë atë surprizë në ditëlindje.

Ndër të tjera ajo tha:  Ne jemi 4 vite bashkë të lumtura. Jam dashuruar me shikim të parë në television me Mc Kreshën.Moderatori: A të ka shkuar mendja se Mc Kresha do të ishte burri yt dhe baba e fëmijëve të tu?

Erzina: Gjithmonë kam pasur dëshirë.

Moderatori: Kreshën e dimë që është shumë patriot, po ti sa je patriote?

Erzina: Nuk mendoj se mundet me u mat patriotizmi, kështu që je patriot ose nuk je dhe unë jam.

Moderatori: Ti çfarë i ke ndryshuar Kreshës si baba?

Erzina: Mendoj se e kam bërë më shumë familjar, gjithmonë ka qenë Kresha familjar por tash është baba.

Moderatori: Nga fëmijët kush i ngjan më shumë ty, e cili i ngjan Kreshës?

Erzina: Në pamje asnjëri mua, por akoma janë të vegjël ndoshta në personalitet vajza mua.

Modertori: Djali është kopja e Kreshës, jam i saktë?

Erzina: Po.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al