1 Dhjetor, 2017

E mbani mend ‘’Noçen’’ e Big Brother? Ndryshimi i madh që ka ndodhur në jetën e saj


Ish-banorja e Big Brother Albania 1, Najada Konomi, ose siç njihet ndryshe “Noçja” është dalluar gjithnjë për ekstravagancën e saj në pamje.

Ajo tërhoqi vëmendjen me stilin dhe karakterin e saj kur ishte pjesë e ‘reality show-t’ , por vitet e fundit i është përkushtuar pasionit të saj pikturës duke qëndruar larg jetës publike apo lajmeve rozë.

Por megjithatë ne nuk e kishim mësuar se ajo kishte ndryshuar statusin civil dhe ishte martuar. Nga një vëzhgim në  profilin e saj në Instagram në ‘ bio’ ajo ka shkruar: “Married” (e martuar), me disa emoji me zemra dhe një unazë, ç’ka na bën të mendojmë se ajo është martuar me të vërtetë./Panorama Plus/

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al