18 Prill, 2024

“E kapa me telefon, ma fshehu por…”/ Konkurrenti i “BBVIP” rrëfen arsyen që u nda nga partnerja: Ishim larg, unë në Hollandë ajo në Paris


Si rrallëherë, gjatë një bisede me Françeska Muratin, Liam Osmani ka folur për jetën e tij personale.

Konkurrenti i “BBVIP” tregoi se vite më parë është ndarë nga e dashura e tij, ku shkak është bërë xhelozia e madhe e ish-partneres.

Liami tha se ata jetonin në dy shtete të ndryshme, por ndonëse çifti takoheshin çdo javë ish e dashura filloi skenat e xhelozisë dhe një herë ai e kishte kapur atë duke i kontrolluar telefonin.

 

Biseda:

Liami: Nisi xhelozia ngaqë ne ishim larg, jo unë punët e mia si DJ, jo në Luksenburg, jo në Hollandë ndërsa ajo në Paris. Takoheshim thuajse në fundjavë. Në fillim ajo fundjava ishte e bukur, e pastër sepse takoheshim dhe ç‘malleshim, ndanim çdo gjë. Pastaj filloi xhelozia, jo ku ishe ti, me kë ishe ti, pse nuk ma hap telefonin ti.

Françeska: Nga ajo apo nga ti?

Liami: Nga ajo. Por unë kur bëj muzikë, bëj muzikë se nuk mundem se kështu është puna ime. Edhe ajo, kur është duke ecur në pasarelë, nuk i them dot hape telefonin. Kur një ditë të bukur e kapa me telefonin tim në dorë. Kur dola unë nga tualeti, u mundua ta fshihte. I thashë se çfarë po bënte, jo asgjë m’u përgjigj. “asgjë”. Po ti i thashë nuk ke turp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al