10 Maj, 2022

“E kam shumë të madh” / Gruaja në Australi vesh prezervativin si çorape, ironizon meshkujt që mburren për madhësinë e organit gjenital (VIDEO)


Një punonjëse e një dyqani produktesh për të rritur, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të shoqes së saj duke vendosur një prezervativ në këmbë për të ironizuar burrat që thonë se e kanë ‘shumë të madh’ për ta vënë.

Videoja tregon shoqen e saj që rrotullon prezervativin mbi këmbë, gju dhe kofshë. Gruaja, e cila punon në një dyqan produktesh për të rritur, u tha shikuesve që për realizimin e videos morën prezervativin e parë të palubrifikuar që panë dhe jo një markë specifike.

Shumë komentues vunë në dukje se videoja ishte provë që burrat gënjejnë kur thonë: “Unë e kam shumë të madh” ose “prezervativët nuk më përshtaten.”

Ajo pretendoi se stafi në dyqanet e të rriturve është i vetëdijshëm kur një klient ‘mburret’ se ka madhësi të madhe të penisit kur blen, pasi madhësia mesatare e prezervativit fillon nga 17 cm.

@theel_inloserWhat a fancy thigh high, right? That’s all♬ Condom On Your Tongue – Marvin Sease

Një ndjekës tha: “Ishte shumë e vështirë të mos qeshje me burrat që thoshin këtë, kur unë punoja në një dyqan për të rritur.”

Një i tjetër shkruan:

“Madhësia e gabuar mund të shkojë nga e lirshme në e dhimbshme – por në ditët e sotme me kompani si prezervativët me porosi Myone dhe një mori zgjedhjesh standarde nuk ka asnjë justifikim,” thanë ata.

Sipas një sondazhi mbarëbotëror, meshkujt australianë janë shumë pas kur bëhet fjalë për madhësinë e penisit në krahasim me dhjetëra vende të tjera.

Ata renditen vetëm në vendin 43-të të 86 vendeve të anketuara, me një gjatësi mesatare prej 14.46 cm.

Një nga farmacitë më të mëdha që bën shitje në internet në Mbretërinë e Bashkuar, Androse, e specializuar në andrologji, grumbulloi të dhëna nga Google nga 86 vende të botës dhe përpiloi një listë të madhësisë mesatare të organeve gjenitale mashkullore në secilën prej këtyre shteteve.

Mes tyre edhe Shqipëria. Sipas Protothema, meshkujt nga Ekuadori renditen në vendin e parë me 17.61 cm, të ndjekur nga Kameruni me pothuajse një pikë diferencë.

Për sa i përket Greqisë, meshkujt grekë renditen në gjysmën e dytë të listës dhe konkretisht në vendin e 64-të me 13.30 cm, ndërsa në vendet fqinje me Greqinë, situata paraqitet si më poshtë, shkruan Protothema:

Bullgari: 15.02 cm

Shqipëri: 14.19 cm

Maqedonia e Veriut: 13.98 cm

Greqi: 13.30 cm

Turqi: 12.99 cm

Ekuadori ishte në vendin e parë me një mesatare prej 17.61 cm, që është më shumë se 10 për qind e gjatësisë mesatare të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al