18 Gusht, 2021

“E kam dashur për dhjetë vite, pasi bëmë seks më tha…”- 34-vjeçarja nuk heq dot nga mendja vëllain e bashkëshortit të motrës së saj


Një dashuri e pamundur duket sikur të nxit më shumë të biesh në “humnerën” e krijuar prej saj. Kjo i ka ndodhur një 34-vjeçareje, e cila për “Dear Deidre” zbulon se si për një dekadë ka dashuruar fshehurazi vëllain e burrit të motrës së saj.

tradhti

Problemi është se ai nuk ka të njëjtat ndjenja për të dhe për më tepër është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ja rrëfimi i plotë:

Kalova një natë me një burrë, të cilin e kam dashur për dhjetë vite, por ai nuk ja kiste idenë. Po rai është i martuar dhe nuk mund të jetë kurrë ii mi.

Ai është vëllai i burrit të motrës sime. Një dekadë më parë, kur motra ime u takua me partnerin e saj, të katërt dilnim bashkë dhe shkonim në vende të ndryshme. Të gjithë mendonin se unë dhe ai ishim bashkë.

Mendoja se më pëlqente derisa një ditë mësova se kishte një të dashur të re. Që nga ai moment e në vazhdim, çdo gjë ndryshoi dhe ende shpresoja se ndoshta një ditë ai do ta kuptonte se sa shumë shkojmë bashkë.

Tani jemi të dy 34 vjeç, dhe ai është i martuar me të dashurën me të cilën u lidh në atë kohë. Ata kanë dy fëmijë të adhurueshëm së bashku, të moshës 4 dhe 9 vjeç. Ndërkohë, unë jam ende beqare, kam qenë në disa lidhje, por asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar. Gjithmonë kam pritur për këtë burrë.

Pastaj, muajin e kaluar, ai më telefonoi dhe më ftoi në shtëpinë e tij. Më tha se kishte ditë që debatonte me bashkëshorten e tij dhe kishte nevojë për pak hapësirë. Më ofroi një gotë verë të kuqe dhe tha: ‘Me siguri që jeta e një të martuari nuk k apse të jetë kaq e vështirë”.

U çova dhe e përqafova, e urreja faktin që ishte kaq i mërzitur. Por papritur një zë i brendshëm më foli dhe u afrova ta puthja. Nuk më ndaloi. Më uli në prehrin e tij dhe sa hap e mbyll sytë nisëm të zhvishnim njëri-tjetrin.

Nuk dukej thjesht si një argëtim i momentit, dukej sikur po bënim dashuri. Por kur u zgjuam të nesërmen, dukej i shkatërruar, sikur e gjithë bota t’i ishte përmbysur mbi kokë. Më tha se kishte bërë një gabim dhe se nuk do të ndodhte më kurrë.

Tani e dua më shumë se kurrë, por e di që ai kurrë nuk do ta braktisë familjen e tij për mua, prandaj si mund ta harroj? Nuk është aq e thjeshtë sa bllokimi i numrit të tij, pasi ai është ende vëllai i bashkëshortit të motrës sime.

“Dear Deidre” thotë:

Pavarësisht se keni lidhje familjare, duhet të shmangni sa më shumë kontaktet me të. Tashmë ju e morët përgjigjen: ai nuk do ta braktisë kurrë familjen e tij, prandaj duhet të ecni përpara dhe të filloni të jetoni jetën tuaj.

Krijoni shoqëri të re, shihni mundësi të reja për të dalë me djem të tjerë, dhe kjo ndjesi e tmerrshme do të venitet pak nga pak. Lere të shkojë idenë se ju të dy mund të keni një të ardhme së bashku dhe në këtë moment do të gjesh lumturinë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al