28 Prill, 2024

“E doja shumë…”/ Nuk plotësonte kushtet për ta vazhduar, Egla Ceno zbulon pasionin e saj të fshehur: Jam përjashtuar nga gjimnazi, nuk shkoja orët e para


Aktorja Egla Ceno ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re ka pasur dëshirë që të shkonte në ushtri.

Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë së duhur.

Aktorja u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi sepse flinte gjumë dhe nuk shkonte në shkollë orët e para.

Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme ë, që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”– tregoi Egla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al