17 Tetor, 2018

E dinin të vdekur, por “mbreti i kështjellës” jetonte mes luksit


Një ditë më parë policia franceze në bashkëpunim me EUROPOL ka njoftuar se ka vënë në pranga “mbretin e kështjellës”, teksa përdorte një certifikatë vdekjeje për të shmangur arrestimin.

Ai jetonte në një kështjellë i rrethuar nga veprat e artistit të madh Salvador Dali dhe të Rolls Royce Phantom.

I arratisuri nga Ukraina po shijonte një “mënyrë jetese të shkëlqyer në Francë” dhe besohet të “jetë pas një rasti kompleks të mashtrimit ndërkombëtar dhe pastrimit të parave”.

Ndërkohë hetimet nisën në janar, kur i dyshuari i bleu kështjellën (për 3 milionë Euro) një kompanie pronash nga Luksemburgu.

Blerja ngriti dyshime mes autoriteteve franceze, të cilët kërkuan edhe ndërhyrjen e Interpolit, për shkak të përfshirjes së elementeve ndërkombëtare.

Pas hetimeve, u zbulua se ukrainasi ishte një person i njohur për mashtrime e që u kishte shpëtuar hetimeve duke falsifikuar vdekjen.

Teksa nuk është identifikuar nga agjencia evropiane e zbatimit të ligjit, një gazetar në Ukrainë tha për “Radion Evropa e Lirë”, se i arrestuari është Dmytro Malinovskiy, biznesmen nga Odessa, i kërkuar nga policia vendase që nga viti 2015 nën akuzën e mashtrimit të rëndë dhe falsifikimit në lidhje me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes në qytetin port pranë Detit të Zi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al