26 Korrik, 2022

“E bëra që mos të më thojë ‘jo’”- I propozoi në thellësitë e Jalës, ish-deputeti flet për detajet surprizës dhe njohjen me partneren: U takuam në avion


Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti, ka rrëfyer detaje mbi propozimin e veçantë që i ka bërë partneres së tij.

Ish-deputeti ka zgjedhur thellësitë e detit Jon për t’i propozuar për martesë partneres së tij, Kaltrina Zekës.  Gjatë një interviste për “Abc e Mëngjesit” ai zbuloi se ka 8 muaj me partneren e tij, të cilën e ka njohur në punë.

“Doja të ishte diçka unike, sepse besoj që ju ka pëlqyer edhe juve aq shumë sa i ka pëlqyer Kaltrina. Për shkak që të mos ekzistojë kjo ‘jo’ e kam bërë në thellësi të detit.

Ne kemi 8 muaj bashkë, nuk kemi ende vite. Jemi njohur në punë dhe në Bruksel më gjatë. Jemi takuar në aeroplan duke u kthyer prej Brukselit, atje janë karriget e ngushta dhe nuk ka mundur të ik dhe të thotë ‘jo’”, tha Andin Hoti.

Ndërsa Kaltrina tregoi se nuk e priste këtë lloj surprize nga partneri i saj dhe se është emocionuar shumë kur ka marrë propozimin.

“Për mua ka qenë krejt befasi, Andini e ka mbajt të fshehtë. Ne kemi shkuar në Shqipëri për vetëm një drekë. Nuk ma merrte mendja, u emocionova shumë. Ka qenë e gjitha ideja e Andinit. Ne të dy e pëlqejmë të dy notin, detin. Andini është tipi romantik. Mua nuk më ka shkuar mendja për diçka të tillë, kaq të jashtëzakonshme”, tha Kaltrina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al