14 Prill, 2022

“Durova 9 muaj, do durojë gjithë jetën!” Arsyeja e ‘zënkës’ së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos


Nëse ka diçka për të cilën debatojnë të gjithë prindërit ajo është se “Kujt i ngjajnë fëmijët?”. Këtij ‘sherri’ nuk i ka shpëtuar as çifti i famshëm i showbizit shqiptar Orinda Huta dhe Turjan Hysko.

Duke qenë se pjesa më e madhe e ndjekësve të tyre mendojnë se Atara është kopje e Turit, këngëtarja ka publikuar një foto kur ka qenë e vogël, e më pas një foto të vajzës, duke bërë të dukshme ngjashmërinë e madhe.

Kur më thonë jam fiks si babi, qesh shumë me mamin”, ka shkruar Orinda krah fotos që ka sjellë postimin e radhës së Turjanit. Ky i fundit i ka kërkuar ndjekësve t’i thonë të gjithë se Atara i ngjan Orindës.

“Keni të gjithë një darkë falas nëse i shkruani Orindës se Atara është kopje e saj!”- shkruan producenti teksa e shoqja ia kthen: “Nga këto fotot e fundit që hodha unë u zgjuar Turi. Kthehuni prap te versioni i parë se durova 9 muaj, se kam problem të duroj gjithmonë”.

Nga postimet duket se dyshja nuk bie dakord për ngjashmërinë, por kjo nuk e shqetëson aspak Orindën e cila është e bindur se Atara është kopje e saj.

Moderatorja Orinda Huta dhe producenti Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë në korrik të 2021. Ata mirëpritën në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Atara dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al