15 Prill, 2019

Dua Lipa zbulon përvojën që “i hapi sytë”: Ishte zemërthyese, por edhe… (FOTO)


Pak ditë më parë, Rita Ora, ndodhej në Kosovë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë atje. Këngëtarja e famshme është bërë bashkë me UNICEF në kuadër të një misioni bamirësie.

Por Ora nuk është e vetmja shqiptare që ka këtë mision, pasi edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar se së bashku me UNICEF ka vizituar Libanin.

Lipa ka qëndruar tre ditë atje dhe është njohur nga afër me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Dua ka bërë disa postime në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehet se kjo përvojë bëri që t’i hapen sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët.

Madje Lipa shton se ka një lidhje personale me njerëz që braktisin shtëpinë e tyre jo nga dëshira. Ndërkohë nga ana tjetër, ajo shprehet se fëmijët janë e ardhmja jonë dhe se duhet që të kujdesemi për ta.

“Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë, në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia”, shkruan Lipa në postimet e saj.

 

View this post on Instagram

 

I’ve had the most eye opening experience being out in Lebanon for the past 3 days working with @unicef meeting children at the refugee settlements and youth training and skill building programs. I particularly want to speak up for refugees as I feel I have a personal connection to seeing people adapt to any circumstance they were put in because of conflict. No family or child chooses to leave their home. They all have dreams. They all deserve equality and a place to be able to live, learn and reach their full potential. I always believe in children as they are our future and we have to take care of them. It was a heartbreaking and emotional yet hopeful experience after seeing these kids still laugh and smile and make the most of a bad situation. I have experienced all first hand the activities and opportunities UNICEF give to young people who have been left without a home because of the war in Syria and it’s nice to see that these children have a community where they feel safe and protected. @unicef #AChildIsAChild

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


“Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj te fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë, kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, përfundon Dua rreth vizitës së saj në Libani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al