31 Gusht, 2019

Dua Lipa po shijon lidhjen me Anwar, por babai i saj ka dy fjalë për ish-dhëndrin (FOTO)


Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew, ka zbuluar se ka blerë shtëpinë e tij të parë.

Shefi i njohur i kuzhinës ka treguar gjithashtu se gjëja e parë që do të bëjë në shtëpi, është pikërisht kuzhina.

Ajo që bie në sy te postimi i Isaac është komenti i babait të këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa. Ky i fundit e komplimenton për arritjen dhe i uron suksese të mëtejshme.

Edhe pse romanca e Duës dhe Isaac ka pak që ka marrë fund, duket se ish-vjehrri ka po të njëjtin respekt për kuzhinierin si dikur.

Nga ana tjetër, Dua vijon të shijojë historinë e dashurisë me modelin e njohur, Anwar Hadid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al